Presidenti Ilir Meta dhe ekspertët izraelitë inspektojnë banesat e dëmtuara nga tërmeti
presidenti Ilir Meta i është bashkuar një grupi ekspertësh nga Izraeli në inspektimin e banesave të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.
Meta bën thirrje që të ndiqen me kujdes ekspertët dhe të kryhen riparimet dhe përforcimet e duhura, me përgjegjësi të plotë ligjore.
“Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë.
Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje. E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore”, shkruan Meta.