Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në disa fshatra të dëmtuar nga tërmeti në Fushë-Mamurras.
Mesazhi i tij ishte i qartë se ‘kush është regjistruar deri më tani do ti ndërtohet shtëpia e re, të tjerët nuk do përfitojnë’. Sipas Ramës, ka shumë që duan të abuzojnë dhe po i shembin vete shtëpitë.
Por Rama si gjithnjë nuk i kurseu batutat me banorët.
Teksa një burrë në moshë i shpjegonte se kanë marrë çadër por janë ngushtë se janë dy kurorë brenda, Rama i thotë djalit të familjes me humor ‘mos luaj shumë natën dhe nëse do dil në fushë…’
Pjesë nga bashkëbisedimi
Rama: Po nuk e keni sistemu çadrën?
Kryefamiljari: Andej çuni këndej nana me babën…se jemi dy familje. I kemi vendos dyshekët për ti ndarë çadrën.
Rama: Mure për tu ndarë një çadër…hej Zot!
Kryefamiljari: Luan natën ky (djali)
Djali: Prej hallit…
Rama: Ca halli mo. Hej Zot, po dil në fushë.
Djali: Sa u fejova ra tërmeti.
Rama: Termet jashtë termet brenda. Nga gëzimi që ke shpëtu luan gjithë natën…