Në Shqipëri edhe të marrësh ajër duhet të jesh me Ramën/ Zekthi: Në zgjedhjet e ardhshme s'i merr 71 mandate

E Enjte, 12 December 2019 18:14

I ftuar në News 24, analisti Fitim Zekthi teksa ka komentuar projektligjin anti-shpifje tha se ky projektligj i jep AMA-s dhe AKEP të drejtën për të gjobitur mediat. Duke i cilësuar dy institucionet AKEP dhe AMA-n si ‘policë’ që mbrojnë kryeministrin Rama, analisti tha se diktaturat vijnë butësisht duke u zgjeruar. Mes të tjerash analisti thekson se Rama kërkon të uzurpojë edhe mediat, për shkak të pasigurisë dhe tensionit që ai ndjen, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme kjo qeveri nuk do të arrijë të marrë 71 mandate.

“Shpifja në Shqipëri është e dënueshme. Ajo që kërkohet është që mes dy institucioneve AMA dhe AKEP, t’u jepet atyre e drejta që të gjobisin dhe të mbyllin një TV apo portal online nëse konstatohet që kanë bërë shpifje. Ky është problem shumë i madh. Pasi në radhë të parë në mënyrë arbitrare dy institucione që janë qeveritare, pavarësisht se zgjidhen nga parlamenti, që do të vendosin nëse është shpifje apo jo një gjë. Gjëja e dytë është që konteksti që jetojmë në Shqipëri është që ne vuajmë nga kontrolli që ka qeveria mbi mediat. Sot në Shqipëri media nuk është e pavarur. Regjimet ushtarake, despotike, për të kontrolluar mediat kanë dhunën. Sot në Shqipëri që të marrësh edhe ajër duhet të jesh me kryeministrin. Për fat të mirë apo të keq të kryeministrit disa të vërteta do të dalin në media. AKEP dhe AMA s’do jenë asgjë më shumë, por do mbrojnë kryeministrin, ‘policë’ të tij. Liria e mediave ka për detyrë që të mbrojë të vërtetën, popullin. Ai po shndërrohet në një mekanizëm që t’i shërbejë qeverisë. Qytetarët i bie që të ushqehen nga lajmet që prodhon qeveria. Nuk mund të pranojë qeveria shqiptare që të thuhet se; “kjo është qeveri që ka lejuar kriminelët të hyjnë në parlament”. Qeveria është problemi themelor i demokracisë. Ai ka përdorur fjalë të rënda, që s’mund t’i themi (Rama). I tha një qeni; ‘o analist’. Shqipëria është në sovranitet të kufizuar. Është një vend i pavarur për shkak të ndërkombëtarëve, sidomos të SHBA.

Kur qeveritë uzurpojnë pushtet, janë në fundin e tyre. Fakti që është në tension dhe kërkon të uzurpojë, (Rama) ka pasiguri dhe kërkon që të ndalet e vërteta. Ai do të gjobisë mediat, do të kërcënojë, por s’do t’ia dalë dot. Kjo rrugë e zymtë është e dhimbshme, por ka dritë brenda. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, sado që të bëjë kjo qeveri, s’do t’i marrë dot kurrë 71 mandate. Kjo rrugë s’ka kthim. Njerëzit hyjnë në këtë rrugë për shkak të zullumit. Zullumi këputet kur trashet, jo kur hollohet. E vërteta s’do të ndalet së thëni. Jam mahnitur vjet për një protestë të emigrantëve. Më bënë përshtypje disa fjalime të disa njerëzve. Kanë qenë deklarata konceptuale. Kishte dhe shqiptarë që janë këtu dhe thoshin; ky kryeministër nuk mund të nxjerrë zvarrë. Brenda këtij populli vlon diçka, por mund të bjerë pushteti për pika uji. Për disa pika uji kanë rënë diktatorët. Me pasojat e tërmetit kjo qeveri ka dështuar. Nuk kishte asnjë lekë në arkën e shtetit.”, -tha analisti Zekthi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...