Rilindasit kanë nxjerrë në pah edhe njëherë fytyrën e vërtetë, ku pavarësisht fatkeqësisë që i la pa banesë pas tërmetit të 26 nëntorit, një pjesë e madhe e komunitetit rom dhe atij egjiptian po përballet dhe me diskriminimin e pushtetit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili tregon se si po diskriminohen romët dhe egjiptianët nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.
Sipas denoncuesit anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian janë përzënë nga banesat ku rrinin me qira me pretendimin se janë dëmtuar nga tërmeti, por më pas janë lënë në qiell të hapur pasi askush nuk ka marrë mundimin për tu gjetur një strehë.
Ja postimi i Berishës:
Romet dhe Egjiptianet shqiptar te perbuzur nga Edvin Mafia dhe Lal Plehu!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Termeti i ka nxjerre ne qiell te hapur, nuk iu jepet bonus per strehim. Diskriminim! sb
Pershendetje Z Berisha.
Ju kerkoj qe te ngrini zerin dhe tna ndihmoni me kte situatë
Shum familje te komuniteteve Rom dhe Egjyptian po dalin rrugëve për arsyje se kam qen me qera dhe tani ato ndertesat kanë dal jash fuksjoni
Bashkija nuk pergjigjet per kto familje ku do shkojn kto familje do dalin rrugëve
Ju lutem na ndihmoni
Rrespekte