Kishte një plan për ndarje të Kosovës. U munduan ta kamuflojnë si një project edhe ndërkombëtar.
Por shumë shpejt u zbulua se ky nuk ishte as plan amerikan dhe as gjerman dhe zhbërja filloi nga samiti I Belinit.
Kjo tregoi se ishte një plan tjetër të përkatësisë së Ramës që shkon nga Serbia sepse i tillë është. Atë orientim ka sekti që ai përfaqëson
Serbia ka pasur shërbëtorë të saj në palën shqiptarë por as në të shkuarën, as në kohërat modern nuk ka guxuar t’I thotë mik presidentit të saj.
Por marrëveshja ndërkohë është edhe një aspekt financiar. Të mos e harrojmë deklaratën bombë të Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj I cili tha se: “Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”.