Debati për paketën “anti-shpifje” ka degjeneruar në përplasje të ashpër mes dy kolegëve të medias, Andi Bushatit dhe Alfred Pezës.
Gjatë diskutimit në një emision televiziv, Peza ka dhënë argumentet e tij në mbështetje të paketës tepër të kritikuar si tentativë për të censuruar median “online”. Por Bushati i është drejtuar duke i thënë se i vjen turp që e ka patur koleg.
Pjesë nga debati:
Alfred Peza: Për sa i përket se Edi Rama do të kapë mendiat, ky është spekullimi më i madh në botë.
Andi Bushati: Dhe ju që vidhni jeni ëngjëj? Po ik ore...
Bushati: Ti ke një gjë që akoma skuqesh, kjo tregon që ke akoma ndjenja pozitive
Peza: Dhe ti ke një gjë që hollon zërin dhe tregon që ke zë koke...
Bushati: Po të mbrosh këtë, jo shpirtin por ke shit edhe brekët. Një mut beson te kjo
Bushati: Mua më vjen turp që të kam patur koleg
Peza: Dhe mua më vjen turp që të kam patur koleg ty
Bushati: Po prangaj ke dalë me 1 milion euro nga kjo histori
Peza: Edhe ti ke dalë nga, nga ...Blloku