Dy ditë më parë, Prokuroria e Durrësit preu një sërë fletë arrestesh për zyrtarë, inixhinierë dhe pronarë objektesh të cilët akuzohen për vepra të rënda penale nga akuzat për shpërdorim deri në vrasje në rrethana të cilësuara, që lidhen me dëmet në humbje njerëzore dhe materiale që u shkaktuan nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 njerëz.
Midis emrave të ndaluar është edhe drejtori i Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda, i cili është djali i dajës së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Doda akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ pasi nuk ka njoftuar instancat përkatëse për dëmet në strukturë që la tërmeti i 21 shtatorit. Dëme të cilat në tërmetin e 26 nëntorit sollën edhe humbjen e jetës së kryekomisarit, Bajram Hajdarmataj.
Por akuzat për kushëririn e Ballës nuk mbarojnë këtu.
Sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, në kohën kur ishte drejtor i burgut të minoreneve në Kavajë, Doda është akuzuar për vjedhje të ushqimeve të të burgosurve.
“Ahmet Doda, drejtori i ndërtesës vrasëse të Kovaleshencës do lirohet se po ndërhyn Taulant Bego Yaris.
Ahmeti akuzohet se vidhte ushqimin në burgun e minorenëve”, shkruan ish kryeministri teksa publikon edhe denoncimin e qytetarit digjital.
pershendetje Z. Berisha. Uroj te jeni mire me shendet. Doja te denoncoja nje fakt, persa i perket drejtorit te kavalishences ne durres. Drejtori AHMET DODA eshtE kusheriri i pare i kryehalabakut Taulant BALLA. Dhe nuk ka asnje mundesi qe ai te denoet. Taulantinpo bene gjithçka per lirimin e tij.jam 100% i sigurte qe neser ai do dali i pafsjshem dhe do denojne shefin e sherbimeve qe eshte mik i ngushte i Ahmet DODES. kte gje qe pu ju shkruaj eshte lehtesisht e vertetushme. po te pyesesh ne durres te gjithe e dijen se kush eshte Ahmet DODA. Ka qene edhe drejtor i burgut te minorenve ne Kavaje dhe i villte ushqimin te burgosurve minoren. ju pershendes doktorr. te lutem anonim sepse me heqin nga puna