Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu Drejtorin e IRIglobal për Europën, Paul McCarthy. Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se pati një takim të frytshëm me zotin McCarthy. “Folëm për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit”,-shprehet Basha. Sipas kryedemokratit, vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern.