Nga Petrit Vasili
Bëjeni Black Edi Ramën, protesta fillon këtu!
Edi Rama me ERTV apo kandilin e tij me vaj kanabisi të dezinformimit po tenton të mbytë dritën e madhe të informimit dhe shprehjes, që është dimensioni i vetëm thelbësor, që shqiptarët fituan në pluralizëm.
Edi Rama me paratë e kanabisit dhe të koncesioneve ka bërë gjithçka që ta kapë këtë liri, ta blejë atë, ta korruptojë, ta deformojë, ta kthejë në një antiliri dhe antivlerë.
Sot si dhe dje jam pa asnjë mëdyshje në krah të çdo reagimi qoftë ky koment, diskutim, debat apo protestë.
Sot përballë janë dy pushtete:
Pushteti i kapur nga kriminelët dhe trafikantët i Edi Ramës nga njëra anë që mbyt çdo liri shprehjeje dhe pushteti i lirisë së shprehjes nga ana tjetër.
Reagimi shumë i fortë është kjo dhe vetëm kjo, gjuha e komunikimit me Edi Ramën, që për kushtetutë morale dhe politike ka vetëm pacipësinë.
Ndaj pacipësia duhet të përballet siç ajo e meriton.
Ndryshe nga të tjerët media si pushtet i katërt e ka një mundësi te jashtëzakonshme reagimi.
Mbylljani derën Edi Rames, këtij “kanibali” të së vërtetes dhe të lirisë së shprehjes.
Bëjeni Black atë.
Më së fundi do të të kuptojmë edhe kush e ka dimension të vërtetë lirinë e shprehjes dhe kush e ka vetëm hipokrizinë e radhës.
Sot është dita kur gjërat ndahen.
Alternativa është vetëm një:
Ata që duan lirinë e shprehjes dhe refuzojnë të pranojnë të quhen qenef, hale dhe lehaqen nga Edi Rama duhet ta bëjnë Black atë, ndërsa ata që bëjnë sikur dhe mbahen me lekët e pista të Edi Ramës do të gjejnë 100 sebepe dhe do të vazhdojnë te transmetojnë Edi Ramën bile me siglën ERTV.
Unë jam me të parët sot e mot!