Tërmeti në dore të Ramës, një katastrofë plus

Tuesday, 17 December 2019 13:57

26 nëntori i vuri kapakun një qeverie fasade 7 vjeçare e kësaj qeverie dhe Rilindjes si një emër propagandistik i atij Edi Rame që vinte përqark Shqipërisë me dajre në duar. Prej 7 vitesh kemi parë vetëm lyerje fasadash dhe projekte 3D të shpalosura në rrjetet sociale të rilindësve , rasti më i fundit i prezantimit të punimeve cilësore që Rama dhe Veliaj u detyruan të nisnin një vit më parë kur studentët i vunë përpara drejt greminës këta dy projektuesve të skamjes, varfërisë dhe mungesës së shtetit. Sot ato konvikte me shumëngjyrta që na prezantoheshin në ERTV po shemben me fadroma pasi nuk i rezistuan dot tërmetit të 26 nëntorit.  Por kjo nuk është e vetmja tragjedi dhe krizë që po heq ky popull. Sot  njerëzit vuajnë pasojat ekonomike të katastrofës, sepse infrastruktura është e shkatërruar, ekonomia për tokë, krimi, korrupsioni, vjedhjet, vrasjet shtohen e shpresë nuk ka.  Pas 2013-s, kur Rama mori pushtetin, vendi u pushtua nga droga e kanabisi. Ministrat e rendit, me në krye Saimir Tahirin, njëri pas tjetrin ndihmuan me sa mundën në kriminalizimin e kanabizimin e vendit. Shqipëria u bë qendra e trafikut, mbjelljes, krimit e drogës.  Raportet ndërkombëtare, sidomos ato të Europol-it tregojnë se Shqipëria ka qenë prodhuesi më i madh i kanabisit në vitin 2017 e 2018 duke e rritur sasinë e kapur nga Italia nga 42 ton në vitin 2016 në 90 ton në vitin 2017. Sot Shqipëria me 2.9 milionë banorë ka qenë shtet kandidat që prej vitit 2014, por sot rrezikon edhe rikthimin e vizave. Pas kësaj  panorame tragjike vjen Edi Rama, kryeministri që e nis dhe e mbyll ditën para kamerave, ekran më ekran. Aq i bezdisur është bërë saqë kalon nga një gjendje në tjetrën, duke tallur, ironizuar, sharë, bën sikur preket, ka hapur thesin e premtimeve, mban fjalime pas fund dhe populli kënaqet e ngopet me lugë zbrazët. Kjo është fatkeqësi më e madhe se tërmeti që vjen nga natyra. A thua nuk ishte ky kryeministër në këto 7 vite, që sot me tespie në duar, pa dajre e pa tepsi, shfaq cirkun lëvizës së ERTV me premtime rindërtimi që njëherë jepen për brenda dimrit, njëherë brenda 2020 dhe tani nuk e përballka dot ky kryeministër, afati i premtimit të rindërtimit u shty për deri në qershor të 2021./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 17 December 2019 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...