Gjatë mbrëmjes së sotme, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka pasur një konflikt të armatosur, duke u dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë, një person raportohet se ka mbetur i plagosur.
Florie Ahmeti, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar ngjarjen në fjalë.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë. Në këtë rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ndërkohë, policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar”, sipas Ahmetit.