Të miratojë ligjin anti-shpifje, t’a çojë deri në fund përplasjen / Manjani-Ramës: As mafia nuk ia mbyll dot gojën…

Tuesday, 17 December 2019 18:08

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se dëshiron që Edi Rama të miratojë paketën anti-shpifje dhe t’a çojë deri në fund përplasjen me popullin e tij, si dhe me ata që i quan “partnerë” apo “aleatë”.

Përmes një postimi në rrjet, Manjani shkruan se Rama mbrohej me shprehjen “na mbështesin aleatët”, po tani që “aleatët” janë kundër ligjit të tij dhe Erdoganizmit të vendit, pse nuk i dëgjon.

“Kështu duke mos i pyetur hapur, i bie që ose nuk kemi aleatë, ose kemi aleatë pa peshë, në emër të të cilëve këtu është ndërtuar një mashtrim i madh.

Për ta kuptuar të gjithë këtë gjë duhet që Ai ta çojë deri në fund atë që ka nisur. Që askush të mos ketë më asnjë iluzion që qeverisemi nga një qeveri që nuk ka aleatë siç pretenton. Por ka miq personalë, që nuk kanë më fuqi ta ndalojnë bishën që kanë mbështetur deri më sot.

Natyrisht goja nuk mbyllet sot, kot e ka! As mafia nuk e bën më këtë gjë…”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Ndjesë për cinizmin, por dëshiroj që Edi Rama ta miratojë atë ligjin anti-shpifje. Ta çojë deri në fund përplasjen jo vetëm me popullin e tij, por edhe me ata që i quan “aleatë” apo “partnerë”.

Tua nxjerrë bojën edhe atyre, me të cilët na hapi barkun me turlilloj shpikjesh që shkatërruan çdo formulë shtetndërtimi në këtë vend. Tja nxjerrë bojën deri në fund edhe Palmer-it, Hahn-it, Mogherinit, e shokëve e shoqeve të tyre nëpër ambasada këtu, të cilët justifikohen se detyra e tyre është të jenë me qeverinë..

E mbani mend se si mbrohej me shprehjen “na mbështesin aleatët”?! Po tani që “aleatët” janë kundër ligjit të tij dhe Erdoganizmit të vendit, pse nuk i dëgjon?!

Duhet të mos i pyesë fare, se në fakt asnjëherë nuk i ka pyetur, por i ka përdorur mjeshtërisht për interesin e tij për pushtet.

Kështu duke mos i pyetur hapur, i bie që ose nuk kemi aleatë, ose kemi aleatë pa peshë, në emër të të cilëve këtu është ndërtuar një mashtrim i madh.

Për ta kuptuar të gjithë këtë gjë duhet që Ai ta çojë deri në fund atë që ka nisur. Që askush të mos ketë më asnjë iluzion që qeverisemi nga një qeveri që nuk ka aleatë siç pretenton. Por ka miq personalë, që nuk kanë më fuqi ta ndalojnë bishën që kanë mbështetur deri më sot.

Natyrisht goja nuk mbyllet sot, kot e ka! As mafia nuk e bën më këtë gjë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...