Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit. Këtë kërkon Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook.
Sipas numrit dy të selisë blu, autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë
“Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë.
Në postimin e tij, Bardhi shton edhe kronikën e Abc News, ku tregohet se si banesat në Thumanë kishin pësuar dëme nga termeti i 4 korrikut 2018, nga ai i 21 shtatorit 2019, por askush nga qeveria nuk kishte reaguar.
Sipas të mbijetuarve autoritetet vendore, kishin shkuar i kishin parë shtëpitë në tetor, por nuk u kishin thënë që të mos hynin brenda.