BE dhe Këshilli i Europës nxjerrin bllof Ramën për “paketën anti-shpifje”

E mërkurë, 18 December 2019 08:21

Edi Rama po bën një përpjekje të fundit për të mashtruar opinionin publik se “paketa anti shpifje” që e nxjerr atë zbuluar si një autokrat të rangut të Putinit dhe Erdoganit, ka arritur të marri një mbështetje ndërkombëtare. Ai boto të martën pasdite një status ku pretendon se e gjitha ka qenë e rakorduar me faktorin ndërkombëtar: “Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir” ka shkruar kryeministri.

Por, sipas burimeve të Lapsi.al ky është një manipulim i pasër. Një burim nga OSBE në Vienë pohoi për Lapsi.al se të premten, Harlem Desir, komisioneri i OSBE për mediat i ka çuar një letër konfidenciale kryeministrit, ku i këkron të bëhen ende ndryshime ligjore thelbësore të “paketës Anti- shpifje”.

Vërejtjet kryesore të BE, OSBE dhe Këshillit të Europës që janë shfaqur sinkron me këtë çështje kanë denoncuar gjobat e larta që parashikohen për mediat online dhe marrjen e rrolit të gjykatave nga ente shtëtërore të kontrolluara politikisht si Akep apo AMA.

Për të shmangur këto në mënyrë perfide Rama ka bërë sikur ka bërë ndryshime në projektligje deri në minutën e fundit duke ulur gjobat nga 10 në 4 milionë, por duke mos prekur thelbin represiv të paketës.

Po ndryshe nga shumë raste kur ndaj liderit autokratik shqiptar, të huajtë kanë mbyllur njërin sy, këtë herë ata kanë rreaguar në Bllok.

Fillimisht Dunja Mijatoviç, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, tha se “paketa kundër shpifjes” që pritet të miratohet nga Parlamenti shqiptar të mërkurën ka nevojë për “përmirësim urgjent”, pasi disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut për lirinë e mediave.

Edhe Këshilli i Europës proteston fort ndaj “paketës anti shpifje” kundër medias

Në sintoni me të dhe me letrën konfidenciale për Ramën të nënshkruar nga Harlem Desir, reagoi pas ndryshimeve të fundt edhe Bashkimi Europian.

Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i tha Zërit të Amerikës se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Ai theksoi se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Andi Bushati: Asgjë personale, kjo nuk është beteja jonë me Ramën

Është e rëndësishme, këmbënguli zëdhënësi, që të gjitha rekomandimet, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar.

Komisioni Evropian, tha zëdhënësi, e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Pra pavarësisht nga manipulimet dhe përpëlitjet e orëve të fundit që po  bën Rama, duket se është hera e para që ndërkombëtarët janë barrikaduar në bllok kunndër tij. Kjo është gjithashtu hera e parë që ata janë shprehur hapur kundër një nisme që shkatërron themelet e demokracisë së një vendi.

Login to post comments