Manjani: 'Miqtë e Tij' ndërkombëtarë nuk kanë më fuqi ta ndalin bishën, do ndalet vetëm nga shqiptarët

E mërkurë, 18 December 2019 08:37

Miqtë e Tij në organizatat ndërkombëtare nuk kanë më fuqi ta ndalin bishën, sepse e kanë mbështetur deri më sot. E mbështetën hap pas hapi duke heshtur kur u çmontua shteti dhe demokracia.

Kështu shprehet në një reagim të tijin ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pas reagimit të OSBE lidhur me projektligjin "Anti-Shpifje".

Sipas Manjanit, kryeministri Rama do ndalet vetëm nga populli Shqiptar, i cili duron shumë, tej mase madje, por kur flet ta jep dërrmën. Të gjithëve ua ka dhënë në këto 30 vite. Edi Rama nuk bën përjashtim.

Postimi i plotë i Manjanit:

Pra siç e parashikuam. Asnjë surprizë!

Miqtë e Tij në organizatat ndërkombëtare nuk kanë më fuqi ta ndalin bishën, sepse e kanë mbështetur deri më sot. E mbështetën hap pas hapi duke heshtur kur u çmontua shteti dhe demokracia.

Nuk folën kur ekonomia u bë drogë, kur shteti mbeti pa drejtësi, kur demokracia u bë pa zgjedhje të lira e të ndershme. U kujdesën ekskluzivisht madje të fajsonin me zë ose figurë opozitën që protestoi deri në ekstrem për këto gjëra!!!

Tani që do të mbyllë gojët e njerëzve me shtetin që e ka të gjithin në dorë, është shumë vonë!!!

Se bie fjala, kjo "arritja" e OSBE që të vendosë gjykata për çdo rast ngre pikëpyetjen, CILA GJYKATË?! Ajo që nuk ekziston, megjithse na e premtoi Palmeri që në qershor, apo ajo që përbëhet nga gjykatës që i trembin me vetting dhe me keq akoma me ligjin e KÇK?!

Nuk mjafton vetëm mjeti, por edhe fakti se sa efektiv është ky mjet.

Nejse, nuk e ndalin dot më ata bishën e tyre, që i përdori në mënyrën më brutale të mundshme.

Ai do ndalet vetëm nga populli Shqiptar, i cili duron shumë, tej mase madje, por kur flet ta jep dërrmën. Të gjithëve ua ka dhënë në këto 30 vite. Edi Rama nuk bën përjashtim.

Jam i bindur për këtë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...