Gazetari Ermal Rizaj i SYRI.TV nga protesta e gazetarëve përpara Kuvendit, ka marrë një prononcim nga pedagogu Agron Gjekmarkaj, i cili u shpreh: “Paketa Antishpifja ka synim të qartë, të zbehë kritikën dhe të imponojë të vërtetën e vet qeveria, që të vazhdojë jetën e pashqetësuar. Qeveria synon të mbjellë censurën dhe autocensurën dhe të njëkohësisht të rritet edhe frika për të reaguar. Ky ligj nuk do të jetë afatgjatë. Sado shqiptarët duken indiferentë, do ta kuptojnë kur do duhet të bëjnë një zgjedhje."
Rizaj: A ka një ligj të ngjashëm në vendet europiane e Ballkan?
Gjekmarkaj: Nuk më rezulton të ketë një ligj të ngjashëm sepse ka pasur reagime nga 35 organizma përreth OSBE, nga media të njohur italiane, KiE etj etj. që e quajnë “Ligji i Gojës së Mbyllur”.
Europa ka sistemin e vetërregullimit të medias. Vullneti i Kryeministrit tregon se nuk e ka dëgjuar mesazhin që i vjen nga Evropa dhe ka vendosur ta çojë të vetën deri në fund.