Gazetari Artur Zheji po merr pjesë në protestën përpara Parlamentit ku pritet të kalojë paketa anti-shpifje.
Prej andej, Zheji ka atakuar kolegët gazetarë të cilët nuk i janë bashkuar kësaj proteste.
“Jemi shumë pak, është një protestë e mirë por e pakët në numër. Ky është një akt i rëndë, shoh pak kolegë, ndoshta merren me sport, palestër, lifting, me gjëra që i përkasin formës jo përmbajtjes së gazetarisë, më vjen keq për këtë por më mirë që jemi pak e saktë.
Ka një ndërgjegje që… jemi një popull që kemi pak kohë qe këmi dalë nga pushtimi otoman, pastaj nga ai diktatorial. Jemi një popull pa ndërgjegjen e duhur, në të gjitha aspektet, edhe kur ikin dritat, kur bllokohen rrugët, kur fëmijët tanë hanë ushqime të skaduara.
Ne gjithsesi do rezistojmë.
Ligji është përllogaritur që të mbjellë e korrë frikë por cfarë më shqetëson më shumë është dëshira për të stimuluar emigracionin e shqiptarëve”, tha Zheji nga jashtë Parlamentit.