Eshtë gjetur i vdekur nga familjarët e tij një 76 vjeçar në Golaj të Hasit.
“Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë”.
Ja njoftimi i policisë:
Has.
Më datë 17.12.2019, në lagjen Pla i Patës në fshatin Golaj, Has, në një përrua është gjetur i vdekur nga familjarët e tij shtetasi, M.D., 76 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.