PS më komuniste se ajo e 1992/ Malaj zbardh mesazhet kërcënuese në telefon të Taulant Ballës

E mërkurë, 18 December 2019 23:25

Partia Socialiste sot është më komuniste se ajo e 1992. Deklarata është bërë nga Arben Malaj, i cili u shkarkua sot nga Kuvendi, si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Në studion e “Opinion”, Malaj tha se Taulant Balla më ka kërkuar të mos kritikoj Lali Erin dhe qeverinë.

“Më ka thënë Taulant Balla me mesazhe në telefon dhe i kam thënë mua s’më ka trembur Sali Berisha do më trembësh ti me një karrige.

E dini ju që gjoba 110 milion euroshe që do ti vijë Shqipërisë ka të bëjë pikërisht me mesazhet kërcënuese të Ramës ndaj një medieje?”, tha Malaj.
Ai tha se po të shikosh diktatorët dhe neo-diktatorët, konstaton se njerëzit e ditur ose i kanë vrarë ose i kanë përçmuar.

“Rama mendon se Shqipëria bëhet me 4 kompani të mëdha, ndërsa unë mendoj se bëhet me qindra kompani të mesme dhe të vogla.

Unë s’kam qenë dakort që banorët e Astir që të nxirreshin në mes të dimrit, pse duhej me urgjencë të hapej rruga në mes të dimrit?

Unë i kam kërkuar Ramës që të mos qeverisë me arrogancë, por me zemër. Rama është konfuz, nuk mund të kontrollojë të gjitha pushtetet dhe do të bëhet viktimë e tij”, tha Malaj.

Login to post comments