Debati për Teatrin Kombëtar pritet të kthehet sërish në kushtet kur Bashkia e Tiranës duket se nuk ka në plan të heqë dorë nga projekti për prishjen e atij ekzistues dhe ngritjen e një të riu.
Në relacionin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022, Bashkia e Tiranës ka përfshirë në listën e projekteve strategjike edhe atë të Teatrit Kombëtar duke nënvizuar se “kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të Teatrit Kombëtar që plotëson të gjitha standardet ndryshe nga ai
Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun i cili mund të angazhojë imagjinatën”.
Bashkia e Tiranës ka dhënë detaje edhe mbi aksesin që garantohet sipas projektit për këmbësoret.
“Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralele me të. Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje ose argëtim. Me ndërtimin e teatrit të ri aktorët do kenë mundësi të punojnë në ambiente kontemporane, cilësore dhe jo të dëmshme për shëndetin e tyre. Njëkohësisht edhe qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë artin e ofruar nga artistët në ambiente të rehatshme me të gjitha kushtet që meriton të ketë një godinë e tillë” përfundon realcioni lidhur me projektin e Teatrit./MONITOR
©