Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.
| The United States congratulates the eight prosecutors sworn in this morning as the first members of the Special Prosecution Office, marking a major milestone in the establishment of the Special Anti-Corruption and Organized Crime Structure (SPAK). Starting today, Albania has a body of prosecutors committed to identifying, investigating, and bringing to justice corrupt current and former officials and crime bosses – individuals who in the old days had been deemed untouchable. As Albania begins a new stage in its democratic and legal development, the United States will remain a steadfast partner to support the SPAK and all those who seek to end impunity and bring justice to the Albanian people.