Mazhoranca në Kuvend vulosi të mërkurën me votë shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Për shkarkimin e tij votuan pro 72 deputetë, 10 ishin kundër, 6 abstenuan, dhe 12 nuk votuan fare.
Megjithëse siguroi votat për shkarkim, mazhoranca nuk qartazi se nuk ishte kompakte për largimin e Malajt. Nga 79 mandate që maxhoranca ka në Kuvendin e Shqipëri, vetëm 76 deputetë votuan pro.
7 deputetë duket se nuk kanë qenë dakord me propozimin për shkarkimin e Malajt nga bordi i BSH.
Në fjalën e tij para Kuvendit, Arben Malaj e cilësoi vendimin e mazhorancës një hakmarrje primitive të Ramës.
Malaj shtoi se kryeministri shfrytëzoi gjithçka negative për të ardhur në pushtet por sipas tij epoka drejtuese e Ramës së qeverisë dhe Rilindjes po përfundon në mënyrë dështuese.
Madje, ndasia për Malajn ka qenë më e madhe edhe se ajo për ‘paketën anti-shpifje’ e cila u miratua me 82 vota pro, por mori abstenimin e Ditmir Bushatit i cili e cilësoi atë një hap të nxituar.