Një axhendë e ngjeshur për Partinë Demokratike. Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbledh sot grupin parlamentar si dhe kryesinë e partisë. Takimi pritet të zhvillohet në orën 18:00 në selinë e PD-së.
Lajmi konfirmohet nga burime të PD për gazetarin Osman Stafa, ndërsa aktualiteti politik dhe situata pas tërmetit do të jenë në fokus të diskutimeve por edhe çështje organizative të brendshme.
Takimi vjen një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-deputetin Salianji dhe miratimit të paketës antishpifje. Po ashtu mësohet se në rend të ditës është edhe diskutimi për çështjen e tërmetit.