Dy të rinj janë vrarë mesditën e sotme në Patos.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e poliklinikës së Patosit.
Njëri prej të rinjve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i riu tjetër ka humbur jetën në spital.
Lajmi është konfirmuar për SYRI.net nga drejtori i spitalit të Fierit.
Policia e Fierit/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.