Ish kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një denoncim të një mësuesje nga Durrësi që tregon për keqtrajtimin e mesuesve në këtë qark. “Jam një mësuese nga qyteti Durrësit që punoj në fshat dhe pagesa për transportin është ulur në menyrë të padrejtë nga 450 lek dita që ishte është bërë 330 lek, pa asnjë shpjegim më të vogël kanë ulur distancen e rrugës për shkak që nuk kanë buxhet”, shkruan mësuesja në mesazhin dërguar ish Kryeministrit Berisha.
Ja postimi i plotë:
Thellohët keqtrajtimi i mesuesve nga narkoqeveria!
Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb
Përshendetje i nderuar Doktor ju uroj shendet! Jam një mësuese nga qyteti Durrësit që punoj në fshat në këtë situatë që jemi per shkak të tërmetit ku varfëria është ulur kembëkryq në çdo familje durrsake ne përballemi edhe me vështirësi ekonomike për të vajtur në punë,shkak është që transporti është ulur në menyrë të padrejtë nga 450 lek dita që ishte është bërë 330 lek, pa asnjë shpjegim më të vogël kanë ulur distancen e rrugës për shkak që nuk kanë buxhet, theksoj është me vendim qeverie një e drejtë që na takon nuk kemi ku të ankohemi faleminderit zoti të bekoftë. Ju lutem publikojeni është nga 4 vite kjo histori çdo vit e ulin e ngrejnë si ti teket.