Bylykbashi flet për dënimin e Salianjit: Përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës

E Enjte, 19 December 2019 15:48

I ftuar në News24, në rubrikën ‘Opinion’, ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi komentoi edhe vendimin e dhënë dje nga gjykata për dosjen “Babale”, e cila vendosi të dënojë me 1 vit burg ish deputetin Ervin Salianji. Bylykbashi tha se i gjithë procesi ishte një farsë i hartuar me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se vendimi është një përpjekje e qeverisë për t’i mbyllur gojën opozitës. “Është vendimi të goditet opozita, nuk është rast individual. Kishim një aksion politik. PD faktoi se si ish kreu i komisionit të ligjeve, ish ministri i brendshëm, manipuloi procesin e hartimit të kodit penal, dhe me pas doli edhe cështja tjetër, mjaftonte e para për ti ngrënë kokën cdo ministri. Salianji ka vepruar në emër të opozitës. Ndërkohë gjyqtarët e Apelit janë të parët që po iu vjen vala e vetingut, besoni se do ketë shanse që vendimi të jetë përtej dyshimit të ngritur.

Është mënyra e dënimit që ka zgjedhur Rama. Ajo që diskretiton historinë është si po përdoret sistemi i kapur për të dënuar. Goditja është dhënë por ne do të vijojmë misionin tonë pa u tërhequr. Ka një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës përmes dënimeve penale. Para medias, të parët që janë goditur për shpifje janë dy deputetë që u dënuan nga Rama për shpifje. Tani i ka ardhur radha medias, pra, spostohet fokusi që askush të mos flasë. Misioni ynë do të vijojë dhe reagimi do të jetë më i fortë.” u shpreh Bylykbashi.

“Pistoletat që nxjerrin tym korrupsioni janë në qeveri” I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi komentoi ngritjen e SPAK, pas betimit të prokurorëve te Presidenti Meta. Bylykbashi tha se PD e ka mbështetur ngritjen e SPAK ndërsa theksoi se opozita shpreson që ky institucion të ketë impakt edhe në shit blerjen e votës.

“Prova që PD e ka mbështetur SPAK, tregon qëllimin e qartë presim të bëjë diferencën në drejtësi, A mund të dështojë? Sigurisht. Përzgjidhen njerëzit, dikush do ta bëjë, dikush jo punën si duhet, nga pengimi nga jashtë, nuk i jepen fonde.

Me rëndësi sot është që SPAK nis punën, pistoletat që po nxjerrin tym për korrupsionin janë në qeveri. Shpresojmë të ketë impakt në goditjen e shit blerjes së votës.

SPAK s’mund të ishte pa 10 prokurorë, sic e përcakton kushtetuta. Keni prokuroren e përkohshme që iku në harresë, dje do të mund të festonte përvjetorin e dytë. në këtë vonesë tre vjeçare nga ligji është më mirë të fillojmë punën dhe të shohim nëse SPAK do arrijë.

Shpresa e madhe është që në bashkëpunim me ndërkombëtarët kapja e SPAK nuk do të ndodhë. Do ta shohim shpejt, ka mjaftueshëm pistoleta me tym korrupsioni për t’u kapur SPAK. Nëse shpëton nga erozioni i detit të korrupsionit do ishte lajm shumë i madh dhe shpresë.” u shpreh Bylykbashi.

Login to post comments