I ngarkuari me punë SHBA-së në Tiranë, Daniel Koski ka reaguar ashpër ndaj ligjit të censurës të miratuar në parlament nga Edi Rama.
Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Avokati i Popullit me temën ‘Liria pa urrejtje’, Koski tha se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për sistemin demokratik.
Koski dha një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.
‘Fjala e lire është siguria e demokracisë. Ka kufij të ligjëratës së pranueshme dhe të papranueshme.
Diktatorët janë ata që kërkojnë gjithmonë të shtypin fjalën e lirë. Ju nuk duhet të ktheheni në kohën kur fjala e lirë shtypet’, tha gjatë fjalës së tij Daniel Koski.