Arrestohet politikani, përdori mafian për të siguruar vota në zgjedhje

Saturday, 21 December 2019 09:31

Roberto Rosso, Këshilltari Rajonal i Torinos, një nga drejtuesit e forcës politike “Fratelli d’ Italia” në Piemonte është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza.

Sipas akuzës, Rosso ka kërkuar vota nga klani mafioz italian “Ndrangheta”, në zgjedhjet e fundit rajonale në të cilat ai ishte zgjedhur në radhët e qendrës së djathtë.

Rosso përfundoi në pranga së bashku me shtatë persona të tjerë, në një hetim të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Torinos. Në të njëjtën kohë, u bë edhe konfiskimi i pasurive që i përkisnin “Ndrangheta”, të shpërndarë në të gjithë Italinë.

“La Stampa” bën me dije se këtë paradite, Rosso ka dhënë dorëheqjen si këshilltar rajonal, ku sipas akuzave, ai u është drejtuar bashkëpunëtorëve të bandave kalabreze për të mbledhur vota.

Ndërkohë kryetari i “Fratelli d’ Italia”, Giorgia Meloni, deklaroi se derisa të sqarohet kjo çështje, Rosso do të konsiderohet zyrtarisht jashtë  “FdI”.

Ai gjithashtu theksoi se Rosso ka qenë anëtar i “Fratelli d’Italia” për pak më shumë se një vit.

“Mësuam këtë mëngjes së ai u arrestua me akuzën më të turpshme për të gjithë. Ndihem i keqardhur. Shpresoj që ai të dëshmojë pafajësinë e tij, por unë njoftoj se “Fratelli d’Italia” do të bëhet palë civile në gjyqin eventual kundër tij”, është shprehur Meloni.

54 vjeçari Roberto Rosso, nga Vercelli, është një avokat civil. Ai ishte këshilltar rajonal përgjegjës për marrëdhëniet me Këshillin, duke deleguar procedurat administrative, çështjet ligjore dhe proceset gjyqësore, emigracionin dhe të drejtat civile. Rosso ka një karrierë të gjatë politike, duke filluar nga vitet 1990. Ai ka qenë deputet pesë herë në radhët e “Forza Italia”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...