Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” po protestojnë përpara hotelit ku do të mbahet takimi i tre liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me kryeministrin Edi Rama. Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic.
“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një Jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na con turravrap drejt rilindjes”, tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.
Në orët e para të mëngjesit u shënua një incident me policinë. Kalaja tregon se policia nuk ka pranuar që të vendoset një flamur të madh dhe nuk i lejon që ata të mbajnë protestën tek busti “Ismail Qemali” përballë hotelit ku do të mbahet samiti. Gjithashtu Kalaja tregon se u mor forcërisht dhe një vajzë dhe është përplasur në tokë nga policia.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në Durrës, në zonat e prekura nga tërmeti.