Grafika e radhës nga Avni Delvina u kushtohet deputetit të PS-së, njëkohësisht kryetar i Komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja dhe Altin Dumanit, që ishte një nga tre kandidatët për kreun e SPAK. Për këtë arsye, Delvina e ka titulluar grafikën e tij “Dashuria në kohërat e SPAK-ut”.
Nga Avni Delvina
Grafikë nga cikli “Dashuria në kohërat e Spak-ut”
Të gjithë dje ishin shumë të shqetësuar sepse doli një foto, ku dy ditë para, kryetari i komisionit të ligjeve po pinte një kafe me një nga pretendentët për kryetar të SPAK-ut. Dhe gjoja sipas gojëve të liga qënka e ndaluar me ligj…
Lërini more njerëzit të lirë se u morët shpirtin !!!!!! Lërini more të dashurohen edhe ca ditë, sepse sa të fillojë punën SPAK-u, do të jenë të gjithë të monitoruar e të përgjuar më keq se në kohën e Enverit…..Ata po sakrifikohen për të ardhmën tonë, dhe ju o mosmirënjohës u numëroni edhe flirtet e fundit..
Pjata e përgjakur përfaqëson humbjen e pastërtisë që mileti kërkon t’u mveshë këtyre figurave, si puna e çarçafëve dikur kur humbej virgjëria.