Mes marrëveshjeve që Rama dhe Vuçiç priten të nënshkruhen, është edhe ajo e instalimit të një softwari serb në Rinas. Kjo, sipas tyre, do të bëhet që në fund të janarit do të nisë liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive, që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.
Si çdo marrëveshje edhe kjo është mjaft e dyshimtë, pasi me të drejtë politikanë e analistë janë shprehur kundër saj, pasi një gjë të tillë e shikojnë me shumë dyshim e të rrezikshme. Dhe shqetësimi është real, përtej asaj që duket apo që flitet se kjo gjë do të ndihmojë më shumë në lëvizjen dhe përpunimin e mallrave dhe transportin. Duke qenë se miqësia e Vuçiçit me Putinin apo ajo historike e Serbisë me Rusinë ka qenë gjithmonë një kërcënim real për Shqipërinë, pasi këto të dhëna nesër mund të prfundojnë në Rusi dhe keqpërdorimi i tyre do të ketë një fund tjetër nga ai që pretendon Rama e që sot përpiqet ta shesë si arritje e “historike”.
Vetë Vuviv është shprehur se, “...të kemi baza te përbashkëta te dhënash qe njëkohësisht te kemi sistemet tona te rrjetuara qe ne çast te mund te ndihmojmë njeri- tjetrin, te reagojmë ne çdo çast dhe qe te gjitha kapacitetet te jene ne dispozicion te te gjithëve.”
Edhe pse Rama nuk është shprehur pastër e saktë për këtë problem, ka shumë gjasa që kjo marrëveshje të miratohet dhe në janar të nisë nga puna një softuer i tillë, gjithmonë duke pasur rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave dhe pasagjerëve dhe mallrave që udhëtojnë në vendet respektive. Pse jo këtë të dhëna të mos përfundojnë në Rusi, si një kërcënim real dhe i vërtetë./55news.al