"Mini Shengeni Ballkanik" nxit konflikte. Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.
Në një intervistë për Vizion Plus ai thekson se, ky projekt, pa Kosovën e përfshirë në të, është një sipërmarrje e gabuar.
"Mini shengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është një sipërmarrje e gabuar e cila nxit konflikt. Është e pafalshme nga ana e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit që nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës për këtë sipërmarrje e cila në këto kushte rëndon drejtpërdrejt mbi interesin e Kosovës. Veprimet e kryeministrit janë anti-kombëtare dhe aspak në shërbim të një kauze e cila sjell mirëqenie ekonomike dhe stabilitet për vendin por dhe për rajonin sepse ky takim është bërë në kushtet e mungesës së transparencës. Sidomos pas komunikimit të Vuçiç për ta quajtur trillim dhe duke fyer viktimat e pafajshme të masakrës së Reçakut, Edi Rama qeveria Shqiptare sot duhet t'i kishin dhënë përgjigjen e merituar duke mos e zhvilluar një takim të tillë në Shqipëri.
Përpjekje të tilla të cilat nuk kanë të bëjnë me stabilitetin e vendit dhe të rajonit sepse po të ishte ndryshe në tavolinë do ishte dhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shkon kundër interesave të Bashkimit Europian dhe të partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës", është shprehur Braimllari.