“Kot thamë që qeveria s’ka qen”, Ish-ministri reagon për përplasjen me Laert Vasilin: Meriton dekoratë dhe jo qafore…

Diel, 22 December 2019 20:12

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar aktorin Laert Vasili, pas pretendimeve të tij se ishte dhunuar nga artistët pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në një postim në facebook, Manjani e ka etiketuar Vasilin si ‘qenin’ e qeverisë, të cilin kjo e  fundit e dërgon natën për të grisur afishet te Teatri.

“Kot thamë që qeveria nuk ka qen!

I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet.

Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër.

Dekoratën “qen i pushtetit”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja çpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia..

Çfarë pizevengësh!!!” shkruan Manjani.

Login to post comments