FOTOGALERIA/ Fotografi i vitit: Pse udhëtova në Shqipëri, qeveria po rrezikon Vjosën

Hënë, 23 December 2019 10:26

Fotografi i njohur brazilian, Felipe Dana, u shpall fotografi i vitit nga agjencia më e madhe në botë, AP.

Dana thotë për Guardian se ka udhëtuar në shumë vende të botës gjatë këtij viti. Në mesin e tyre është edhe Shqipëria.

“Kalova disa javë në Shqipëri, duke dokumentuar një prej lumenjve të fundit në gjendje të egër në Europë, Vjosa. Qeveria ka në plan të ndërtojë diga përgjatë lumit për të gjeneruar energji për një prej vendeve më të varfër në Europë. Shumë banorë vendas po luftojnë kundër projektit. U habita kur mësova sa pak lumenj janë akoma të lirë dhe se sa shumë e dëmton një digë ekosistemin vendas”, thotë ai.

Në mbrojtje të Vjosës doli para disa kohësh edhe aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio.

Login to post comments