Pas provokimit të Laert Vasilit ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke dëmtuar posterat dhe afishet në orët e vona të natës, vjen edhe reagimi i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se personit në fjalë i duhet dhënë nga bashkia e Tiranës dekorata “qen i rilindur” për kontribut të spikatur provokues që ja shpif publikut.
“Kot thamë që qeveria nuk ka qen! I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet. Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër.
Dekoratën “qen i rilindur”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja shpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia. Çfarë pizevengësh!!!”, shkruan Manjani në reagimin e tij.