Jo pak herë kemi qeshur më shumë se të gjitha emisionet humoristike me parlamentin e klounëve. Jo pak herë kemi qeshur në për talk show me ata që kanë zënë karriget ën parlament , por I takojnë estradave., madje estradave të dikurshme të kooperativave.
Jemi gajasur dhe jo pa trishtim të thellë duke dëgjuar këpëratat dhe nivele të tilla në Parlament ku varet e ardhmja e vendit. Nuk harrohet skena kur një gazetare me zor mbante të qeshurën ndërsa fliste Kujtim Gjuzi. Madje ajo me zor mbante lotët…
Por ndoshta këndvështrimi ka qenë pak i gabuar. Z. Rama, ti je Gjuzi jo vetëm i parlamentit por i të gjithë shqiptarëve. Ti je ai që këpëratat e kujtimgjyzët, sharlatanët e çdo lloji, injorantët dhe të lexuarit i mblidhe në parlament. Kujtim Gjuzi është me ngritje se mori një karrige që nuk i kishte shruar ndonjëherë në mend. Mjerimi je ti, që ke zbritur nën nivelin e gjuzëve. Kanë filluar të gajasen shqiptarëve, njëlloj si me Gjuzin, kur flet ti. Nuk i mbajnë dot lotët kur ti hap gojën për integrimin, për tërmetin, për situatën ekonomike, dhe kulmi i show-t tënd është parlamenti, ku fjalori dhe interpretimi yt lënë mbrapa të gjitha llojet e gjuzëve. Edhe një herë, ti je Gjuzi i parlamentit dhe i shqiptarëve.