Eksperti i ekonomisë në radhët e Partisë Demokratike Dorjan Teliti shkruan në “Facebook” se ka vizituar biznese në Kombinat, të cilët janë lënë në harresë, edhe pse janë dëmtuar nga tërmeti.
Teliti thekson se shteti duhet të ndihmojë qytetarët, të anulohen koncesionet e paratë të shkojnë për ata biznese, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.
Postimi i Dorjan Telitit:
Sot bashkë me Cimin, Flamurin dhe Dashin, gjatë një takimi me një biznes të madh në zonën e Kombinatit në Tiranë, u përballëm me një sërë shqetësimesh që fillojnë që nga harresa totale e shtetit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, te detyrimi per respektimin e afateve për kontratat e firmosura e deri te pagesat e detyrimeve në zyrat e tatim&taksave.
Në kushtet kur biznesi po përballet me situatën e menaxhimit të dëmeve të tërmetit, punonjësit janë larguar për shkak se u janë dëmtuar shtëpitë dhe nuk vijnë dot në punë. Transporti i tyre nga këto vendqëndrime larg punës është kosto shtesë për biznesin, të cilit po i shterojnë të gjitha opsionet për mbijetesë në treg.
Drejtuesi i këtij biznesi, Dashamir Brari, thotë se e ka shumë të vështirë vijimësinë e punës me këto kushte dhe kërkon mbeshtetjen e shtetit, të këtij shteti që i ka paguar rregullisht taksat për plot 20 vite.
Ashtu si cdo ditë takimesh në terren me biznesin e madh, cdokush shprehet se paketa emergjente me 5 pika e Partisë Demokratike & Opozitës së Bashkuar, i gershetuar edhe me implementimin e taksës së sheshtë 9%, uljen deri në 40% të cmimit të energjise elektrike, heqjen e taksës Rama mbi karburantet,etj, për ti ardhur në ndihmë biznesit të prekur nga tërmeti dhe jo vetëm, është rruga e vetme dhe e sigurtë për të qëndruar në punë e për të mos shpallur falimentin.
Partia Demokratike është në krah të biznesit dhe këto propozime konkrete janë tërësisht për tu mundësuar atyre vijimësinë e aktivitetit ekonomik.
Reflektimi dhe zbatimi i këtij plani është tashmë domosdoshmëri, pasi biznesi privat është zemra e funksionimit të ekonomisë në vend.
Për të mos u kthyer në një ekonomi të falimentuar, inplementimi i kësaj pakete është tashmë emergjencë kombëtare.