Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ iu është bashkuar reagimeve për të ashtuquajturën nisma ‘Shengeni i Ballkanit’. Manjani theksoi se nuk e kupton dëshirën e të mëdhenjve për t’u zvogëluar, ndërsa e cilëson një sajesë të vogël.
REAGIMI I MANJANIT
Nuk e kuptoj dëshirën e “të mëdhenjve” për t’u zvogëluar!
Duke qenë mirë e bukur në Schengenin e madh, zvogëlohen e kërrusen në mini-schengen, pra në një sajesë të vogël.
Nuk e di ç’thonë Serbët, por ne shqiptarët themi: “më mirë m*t se i vogël (mini)”…