Sot 95 vjet nga dita e triumfit të Legalitetit

Tuesday, 24 December 2019 08:23

Nga Shpëtim AXHAMI
Kryetar i PLL

24 Dhjetor 1924-24 Dhjetor 2019.
Demokracia fitoi mbi dhunēn.

Triumfi i Legalitetit ngelet me të drejtë si dita e triumfit të demokracisë kundë marrjes së pushtetit nëpermjet dhunës, mbetet dita e fitores, ku vota e lirë e shumicës ka të drejtën e qeverisjes.

Para 95 vitesh kërkohej legjitimitet institucional, legjitimitet i cili ngelet i cunguar sot, pasi kjo klasë politike vë interesat për pushtet mbi themelet e demokracisë duke uzurpuar institucionet legjitime shteterore kushtetuese, kjo bëhet nëpërmjet manipulimit dhe tjetërsimit të votës fillimisht dhe për rrjedhojë të çdo lloj pushteti që vjen në vazhdimësi prej saj.

Kjo datë, me paramendim dhe me të pa drejtë u harrua nga historografia diktatoriale-komuniste dhe u anashkalua nga politika këto vite të pluralizmit.
Për vete vlerat që mbart kjo datë duhet vlerësuar dhe duhet marrë shembull edhe sot në këtë demokraci të brishtë institucionale.

Pas zgjedhjeve pluraliste demokratike të dhjetorit te 1923, ishte krijuar nje kualicion qeverisës perrreth Ahmet Zogut si kryeministër.

Në këtë moment, qarqe të caktuara, të brendëshme dhe të jashtme, që nuk e kanë dashur asnjeherë Shqipërinë, të cilëve ju ka interesuar që në Shqipëri të qeverisin ato që punojnë për ta, qarqe antishqiptare që deklaronin lart dhe poshtë se shqiptarët nuk dijnë të bëjnë shtet organizuan
Grushtin (bolshevik) të shtetit të Qershorit 1924.

Duke pasur parasysh dhunën, problematikat e krijuara dhe për të shmangur vellavrasjen në Shqiperi, forcat patriotike atdhetare u tërhiqën perkohsisht nga qeverisja e vendit.

U krijua një qeveri, me kryeministër me short, e cila u refuzua nga Lidhja e Kombeve, dhe arriti të vendoste marredhënie vetem me Rusinë.

Kjo qeveri, nuk u njoh nga asnjë prej shteteve të Europës perendimore për vetë menyra jolegjitime e ardhes së saj në pushtet, për vete reformat antidemokratike të ndermarra jashte realitetit për kohen, si dhe duke e parë në fakt atë cfarë ajo konceptonte për demokracinë dhe funksionimin e shtetit.

Në Shqipëri ishte krijuar një amulli tatale e ardhë nën frymën e dhunës në mënyrë antidemokratike.

Duke pare që fatet e vendit ishin në rrezik, burri i shtetit Ahmet Zogu, në menyrën më legjitime, me mbështetje të kancelarive demokratike europiane, bashkë me shumë mbeshtetes të tjere nacionalist, patriot intelektual dhe atdhetarë, rikthehen ne vendin e tyre, për të mos lënë fatet e vendit ne duart e rrymave te kuqe bolshevike te instaluara prej gjashtë muajve padrejtesisht.

Ky rikthim, qe njihet si “Triumfi Legalitetit” u mbeshtet dhe u perkrahe nga te gjithe Fuqite e Mëdha Europiane.

Triumfi i Legalitetit, ktheu legjitimitetin e institucioneve shteterore parlamentare të dala nga zgjedhje të lira, duke dhënë mesazhin e qarte demokratik se pushteti fitohet me vote të lire dhe jo me dhunë.

Triumfi i Legalitetit bëri të mundur fillimin e krijimit te shtetit modern sipas një modeli perendimor dhe jo atë të një modeli bolsheviko-komunist rus.

Ai vërtetoj se populli shqipëtarë, nuk është në të vërtetë kurrë, pro lindjes sllavo-ruse, gjithashtu kjo arritje demokratike vërtetoj se Shqiperisë nuk i mungojne burrat e shtetit që vene interesin kombetare mbi gjithçka kur i cënohet liria.

Per të i dhënë fund përpjekjeve dashakeqe që kurrë nuk e kanë dashur shqipërinë, si dhe të nisur nga dëshira e krijimit të një stabiliteti politik, rajonal dhe kombëtar
“Triumfi i Legalitetit” bëri të mundur dhe hapi rrugën që në mënyrë legjtime, ashtu si dhe parashikohej gjate shpalljen së pavarësisë dhe në Kongresin e Lushnjes mbi formën e regjimit, shpalljen e Mbreterisë kushtetuese parlamentare shqiptare në vitin 1928 me mbret të shqiptarëve NMT ZOG I.

Periudha e Mbreterise së Mbretit Zog, njihet si periudhe më e lavdishme e kombit tonë, si periudha e krijimit të shtetit modern shqiptarë me institucione të forta, shtet i njohur dhe i respektuar nderkombtarisht, me stabilitet dhe rend, me zhvillim të gjithanshëm në çfardo lloj drejtimi kjo e krahasuar me çdo vend në rajon dhe e nisur nga zhvillimet e kohës.

Ky legjitimitet i fituar me të drejte demokratike nderpritet padrejtesisht nga fillimi i Luftes së Dyte Boterore.
Ky legjitimitet minohet me nisjen e luftës për pushtet nëpërmjet dhunës dhe vrasjeve nga ana e komunizmit në Shqipëri.

Pas 7 Prillit të 1939 Shqipëria nuk pati më stabilitetin e duhur në asnjë drejtim, duke ju nënshtruar diktaturës komuniste enveriste nga viti 1944.

Mesazhi i dhënë nga legalistët në atë kohë është mesazh për të cilin edhe sot vuan politika shqiptarë.

Edhe sot, institucioneve shteterore iu mungon legjitimiteti i duhur, kjo përderisa është vërtetuar deformimi i votës së lirë, përderisa kemi kapje institucionesh, përderisa kemi një parlament jolegjitim dhe tendencë për kapjen e sistemit të drejtësisë.
Pas 95 vitesh kjo mazhorancë tenton që në Shqipëri të kemi një parti-shtet dhe jo një shtet të së drejtës.

Pa zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për rrjedhojë, krijimin e institucioneve legjitime shtetërore, Shqipëria nuk do të ketë stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik.

Prandaj ne, legalistët jemi krenarë për atë që mbart në vetvete kjo datë historike duke përfaqësuar një gur themeli kryesorë në demokracinë shqiptare.

Kjo është arsyeja, pse jo vetëm legalistët por të gjithë shqiptarët duhet te kujtojnë me nder në çdo përvjetor këtë datë.

Partia Lëvizja e Legalitetit, për vetë atë që ajo përfaqson, vazhdon detyrën e vet programore nën frymen e mënyrës së funksionimit të demokracisë sipas qëllimit të “Triumfit të Legalitetit” dmth triumfit të legjitimitetit institucional nëpërmjet mjeteve demokratike.

Rroftë liria institucionale që buron nga vota e lirë.

 

Login to post comments