Nuk është reformë, por katastrofë. Kështu shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, Martin henze, këshilltar ekonomik pranë CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel.
Henze ka reaguar lidhur me një takim që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka pritur përfaqësues të lartë të BE si dhe përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT, për t’i informuar, sipas saj, për ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Henze shprehet se është e nevojshme të sqarohet se kush është p♪7rgjegjës për dëmin që i shkaktohet BE-së.
“Reforma e tyre në Drejtësi është një katastrofë. Nuk është reformë. Edhe studentët e juridikut janë të vetëdijshëm se reforma duhet të funksionojë në përputhje me sundimin e ligjit. Për fat të keq, ata nuk janë të qëndrimit për të zbatuar një Reformë cilësore. Është e nevojshme të sqarohet se kush është përgjegjës për dëmin që i shkaktohet BE-së”, shkruan Henze.