Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Prokurorinë e Elbasanit ku është takuar me prokurorët.
Mësohet se për drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit janë propozuar emri i Kreshnik Ajazit dhe Bledar Mustafarajt.
Mësohet se njëri nga dy emrat e mësipërm do të marrë drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit ndërkohë që kjo vjen pas nisjes së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.
Vetëm pak ditë më parë është ngritur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion me drejtues Arben Kraja.