Kush e sponsorizoi Mini-Shengenin dhe manipulimet e Ramës

Tuesday, 24 December 2019 14:18

Para një muaji, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se ideja për të krijuar Mini-Shengenin lindi duke pirë një gotë verë në Nju Jork së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama është mbrojtur duke thënë se pas kësaj nisme qendron Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por një dokument i publikuar nga gazeta Express, thekson se “Edi Rama po manipulon” në mënyrë që të ‘qërojë hesapat me Kosovën dhe përfaqësuesit e saj’.

Sipas Express, në dokument thuhet se iniciativa nuk është sponsorizuar nga Amerika dhe Europa, por nga miliarderi Soros.
 Në dokumentin e MPJ-së, që e ka parë gazeta Express, thuhet se “kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland (ish-zyrtare e lartë në Departamentin e Shtetit), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat, dhe është sponsorizuar nga Fondacioni për Shoqëri të hapur përkatësisht nga Alexander Soros”.

Dokumenti tërheq vërejtjen për rreziqet që i kanosen Kosovës në aspektin politik. Aty thuhet se Mini-Shengeni i jep Serbisë mundësi që të dëshmojë veten si faktor konstruktiv në rajon pa përmbushur asnjë detyrim karshi Kosovës. Sugjerohet madje që Kosova t’i kundërvihet kësaj iniciative në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Malin e Zi për shkak se Podgorica ka refuzuar ose ka rezerva ndaj projektit. Por, siç shihet, Edi Rama ka zgjedhur tjetër rrugë duke sulmuar Kosovën dhe duke bashkëpunuar me Vuçiçin.

“Nëse Kosova nuk reagon me kohë, ka rrezik që njohja reciproke, si produkt final i marrëveshjes Kosovë- Serbi, të zëvendësohet me qasje të barabartë në platforma të tilla. Kjo do t’i mundësonte Serbisë që të avancojë në axhendën europiane pa e njohur Kosovën”, thekson dokumenti. Aty po ashtu tërhiqet edhe vërejtja edhe për kostot ekonomike në dëm të Kosovës.

Nisma për Mini-Shengenin i ka çuar kuotat politike të Edi Ramës në Kosovë në nivelin më të ulët që ka pasur ndonjë lider politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...