Me rastin e Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama shkoi te një familje të prekur nga tërmeti në Kurbin dhe drekoi në oborr, teksa në sfond dukeshin çadrat.
Familjarët po konsumonin ushqimin në oborr në mes të të ftohtit, kurse Edi Rama u tregoi në një program 3D se si do bëhen shtëpitë e tyre me ndihmën e turqve.
Më pas bëri një batutë me një banor, që tha se nuk i pyesin gratë.
“Pyesni gratë kur ju sos durimi se ato e dinë më mirë, që do ta mësojnë gratë se si bëhet fëmija për 9 muaj, se ne 5 minuta e kemi kontributin aty. Këto e kanë 9 muaj,” tha Rama, duke ia humbur dinjitetin edhe kësaj dite të shenjtë.
“Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, tha ai.
Këto ishin fjalët e shenjta që duhej të dëgjonte Rama sot.