Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit ndaj kritikëve të mini-shengenit.
Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se askush nuk është surprizuar nga veprimet dhe deklarata e Edi Ramës.
Sipas Palokës ata që nuk e njohin Ramën duhet të dinë se nuk është aq trim sa duket, pasi do të jetë sërish ai që do të marrë në telefon Haradinajn dhe dot t’i kërkojë falje.
Ja postimi i Palokës:
Nuk ka me asnje surprize ne veprimet e Rames. Edhe justifikimet e tij te fundit ne fb ishin te pritshme. Madje , ne se nuk e ka bere akoma, “levizja” e rradhes ju siguroj qe do jete nje mesazh privat per Ramushin ku duke u perdredhur do ti shkruaj se sa shume e vlereson. Kush e njeh mire Ramen e njeh dhe kete “ves” te tij , qe kur shfaqet si i forte apo arrogant ne publik, me dike qe e di qe mund t’ja ktheje, menjehere e kontakton privatisht per ti treguar qe nuk i ka patur seriozisht sharjet…
Mos ju duket habi qe nje “trim” si Rama, i merr seriozisht dhe ato qe shkruhen ne rrjete sociale se Ramushi ka per ta rrahur me shpulla, per fyerjet qe ka leshuar Rama per te e per Kosoven ne krah te Vucicit!
Sa per ate se “mini-shengeni” qenka ne te mire te shqiptareve se realizoka “qellimin madhor” te levizjes se lire te njerezve ne rajon, deficenti kryeminister e di shume mire se shqiptaret kane mbi dhjete vjete qe levizin lirisht jo vetem ne rajon, po ne gjithe Evropen!
E vetmja qe perfiton nga ky i ashtuquajtur “mini-shengen” , eshte Serbia ! Shqiptaret, ne Shqiperi dhe Kosove , jane ata qe humbasin e Rama ashtu si Vucic e dijne shume mire kete…