Deputeti Balliu përplaset me zv/ministren e Jashtme: Më thua mos denonco krimin, e turpshme!

Tuesday, 17 Prill 2018 22:46

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u përfshi në një debat me tonë të forta me zv/ministren e Jashtme, Klea Maliqi.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë”, Balliu iu drejua Maliqit duke i thënë kërkesat e mazhorancës ndaj opozitës për të heshtur ndaj krimit të organizuar se mund të prishin punë në Evropë janë të turpshme.

“Në qoftë se ju duhet të më thoni mua se sot nuk duhet të denoncoj që nuk ka krim, nuk duhet denoncoj për padrejtësinë e qytetarëve shqiptarë siç është arrestimi i 11 kuksianëve. Në qoftë se nuk më thoni se unë nuk duhet ta denoncoj kur krimi merr reformën në drejtësi, që bëhet nga një organizatë. Kur më thua mua mos e denonco krimin e organizuar se na prish punën me BE-në, është e turpshme për cilindo që e thotë. Implikimi i krimit të organizuar me këtë qeveri do të denoncohet”, u shpreh Balliu.

 

Login to post comments