Federika Mogherini, shefja për Politikën e Jashtme, pritet të zhvillojë paraditen e sotme disa takime me liderët kryesorë të politikës shqiptare në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme Mogherini ka darkuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot do të zhvillojë takimet, pjesë e axhendës së saj.
Në orën 09:30 kryediplomatja europiane, do të zhvillojë takimin me Presidentin Meta, ndërsa në orën 10:15 me Kryeministrin Edi Rama si dhe me përfaqësuesit e opozitës në orën 12:00, në Delegacionin e BE-së. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.