'Riciklimi i 'sëmundjeve' të Shqipërisë nuk i duhet Kosovës'

Hënë, 30 December 2019 17:06

Nga Petrit Vasili.

Kosova është sot në një moment shumë të veçantë dhe pse jo delikat të saj. Përballë përpjekjeve dhe strategjive të mirëstrukturuara dhe mirëorganizuara për ta defaktorizuar, anashkaluar dhe deri për ta shpërbërë Kosovën, asaj i duhet sot të demonstrojë me të mirën e saj dhe pse jo të kapërcejë edhe veten.

 
 

Pas zgjedhjeve tërësisht demokratike dhe të qeta, që vijuan pas një dorëheqjeje të Kryeministrit si një veprim gjithashtu demokratik dhe konstruktiv, Kosovës i duhet detyrimisht sot të vazhdojë të ecë në këtë rrugë dhe të demonstrojë të njëjtën përgjegjshmëri dhe në hapat e tjerë politikë jo të lehtë, që pasojnë siç janë ndërtimi i qeverisë dhe harmonizimi konstruktiv i funksionimit të saj brenda vetes dhe jo vetëm.

 

Për fat të keq Shqipëria nuk mund t’i vijë në ndihmë aspak Kosovës në këtë moment delikat.

 

Nuk e ndihmon dot sepse "sëmundje" gërryese po e brejnë se brendshmi keqas Shqipërinë e ato janë shumë dhe të rënda, si:

zgjedhjet pa standarde,të manipuluara,te kriminalizuara e të kontestuara,që arrijnë deri në marrëzinë e votimeve moniste,

shkatërrimi i shtetit të së drejtës dhe kapja e drejtësisë me çdo mjet e instrument,

veprimet agresive të kryeministrit, që nuk njohin reflektim por vetëm radikalizim,

sakrifikimi i çdo interesi madhor nga qeveria, që ka sjellë bllokimin total të integrimit europian,

kriminalizimi i pashembullt i qeverisjes dhe krimi i bërë njësh me qeverinë,

kapja dhe asfiksimi me çdo mjet të paligjshëm i medias,

gjuha vulgare, ofenduese, bulliste e kryeministrit dhe e ministrave të tij, por edhe e mediave të kapura prej tij,

agresiviteti arrogant e neurotik i kryeministrit në raport me institucionet e pakapura prej tij dhe vetëkënaqësia dhe narcizizmi destruktiv i tij.

Këto "sëmundje" janë sigurisht e kundërta e asaj, që do duhej të tregonte Shqipëria dhe që do të ishin patjetër një ndihmë e shembull edhe për Kosovën.

Kosova sot do t’i duhet që të evitojë me çdo sakrificë riciklimin e "sëmundjeve" malinje politike të Shqipërisë, sepse qoftë edhe njëra prej tyre, edhe e vetme qoftë, do të kishte një efekt shkatërrimtar mbi rendin demokratik të veprimeve e pasojave në Kosovë.

Kosova nuk ka asnjë minutë për të humbur pasi sfida e liberalizimit të vizave, çuarja përpara e integrimit të saj në Europë, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare,vazhdimi i procesit të njohjes së saj prej shteteve, që nuk e kanë njohur ende dhe vazhdimi e konkludimi i dialogut Kosovë Serbi, kërkojnë stabilitet politik solid,qëndrueshmëri e respekt të plotë ndërinstitucional dhe funksionim të shpejtë, efikas dhe konstruktiv të qeverisjes.

Në Kosovë çdo ditë e fituar në dhënien e zgjidhjeve politike dhe jo traumatike do të ishte e barabartë me dhjetëra vite të fituar në të ardhmen.

Në Kosovë çdo lëshim e sakrificë nga vetja nuk është asgjë përpara të ardhmes së rrezikuar të saj.

Përballë armiqve të saj Kosova politike duhet të tregohet më e pjekur dhe e matur se kurrë, pasi vetëm kështu do të mund ta fitojë betejën dhe do të bëjë për vete edhe shumë miq e përkrahës të rinj jashtë saj.

Në të kundërt Kosova do të radhitej si një numër më shumë mes atyre vendeve, që krizat e brendshme i gërryejnë keqas dhe ku vëmendja ndaj tyre largohet dukshëm duke i lënë në harresë dhe ne vetëkonsumimin fatal të tyre drejt mizerjes politike dhe autoritarizmit shtypës.

Riciklimi i "sëmundjeve" politike të Shqipërisë do ta dëmtonte Kosovën më shumë dhe më rëndë se çdo armik.

Parandalimi i tyre në kohë do të ishte një lajm i madh për Prishtinën, por besoj do të ishte një lajm edhe më i madh edhe për Tiranën e qytetarëve dhe jo të qeveritarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...