Komiteti i Helsinkit: Ja problematikat e procedurës të zgjedhjes së kryetarit të SPAK

Hënë, 30 December 2019 17:22

Struktura e Posaçme Antikorrupsion që prej 19 dhjetorit ka nisur të funksionojë ndërsa në krye të saj u zgjodh Arben Kraja me 6 vota të Këshillit, 4 vota mori Altin Dumani si dhe 1 votë Edvin Kondili. KSHH e konsideron procesin transparent në përgjithësi ndërsa analizon se vonesa e ngritjes së kësaj strukture ka ardhur si pasojë e volumit të punës dhe vështirësisë së pati KLP-ja për tu pajisur me buxhet, personale dhe infrastrukturë.
“Për shkaqe që Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), i ka analizuar më herët në raportet e tij monitoruese, KLP-ja u ngrit me vonesë. Për shkak të ngarkesës dhe vështirësive që institucioni pati sa I takon volumit të vendimeve dhe shumë çështjeve prioritare të mbetura pezull që priteshin të zgjidheshin me vendimmarrjen e tij, për shkak të ndërlidhjes së procedurës së zgjedhjeve të prokurorëve të SPAK-ut me procesin e vetingut, por gjithashtu dhe vështirësive për tu pajisur me buxhet, persona dhe infrastrukture nga vet KLP-ja, të gjitha këto ndikuan me efektin domino në vonesat për ngritjen e prokurorisë së posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar“-shkruan Komiteti Shqiptar I Helsinkit KSHH.
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, do to ketë një rol kyç në drejtimin administrativ te punonjësve të Prokurorisë se Posaçme. Megjithatë, ai nuk mund t'i japë udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimeve apo çështjes penale ndjekur prej tij. Pavarësisht kësaj, drejtuesi ka kompetenca te rëndësishme, pasi u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar ne specializimin e tyre.
Kjo është një kompetencë që duhet ushtruar me shumë përgjegjshmëri, objektivitet dhe profesionalizëm, pasi çdo gabim apo caktim jo në mënyre të drejte i çështjeve te prokuroret, ndikon drejtpërsëdrejti në mënyrën sesi zhvillohen hetimet nga prokurori i çështjes. KSHH shkruan se organizimi brendshëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit rregullohet nga urdhri i përbashkët i drejtorit te Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme
Komisioni i përbërë nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë ët posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokurorë, pas një procesi rekrutimi ,rekomandojnë një kandidat për drejtor të Byrosë Kombëtare të hetimit i cili emërohet nga Këshilli i Larte i Prokurorisë.
Byroja e Hetimit është strukturë hetimore në varësi të SPAK-ut, e cila do të trajnohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të merret vetëm me çështjet e Prokurorisë së Posaçme, e konsideruar shpesh e ngjashme me FBI-në amerikane.

Modifikuar më Tuesday, 31 December 2019 10:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...