Rilindja jote është vulgariteti më i madh në historinë kombëtare

Hënë, 30 December 2019 20:32

Jo vetëm një sy profesionisti në gazetari dhe media, jo vetëm një intelektual i ditur se ka inflacion me këtë termin intelektual sot, por të gjithë njerëzit e lexuar të çfarëdolloj profesioni nga fjalimi i Ramës sot kuptuam këto gjëra; patetik, populist, mjeran, i gënjeshtërt, dhe për të kaluar radhën. Edhe ai lloj përdëllimi, që unë bëj gabime dhe jam më i gabueshëm se ju mbas 6 vitesh batërdi kombëtare, financiare ekonomike, politike, nuk pinte ujë sot. Por të ndalemi tek një fjali që ai tha lidhur me ligjin antishpifje. Karakteristikë e të gjithë fjalimit ishte që ai jo vetëm që e njihte veten të pagabueshëm, sepse i qëndroi tezave dhe gafave të veta, por po bënte dhe avokatinë për tradhtinë kombëtare. Por kaq i vendosur u shfaq si armik i fjalës së lirë, citojmë këtu: “Unë nuk jam armik i fjalës së lirë, por jam armik i vulgaritetit dhe injorancës”.
Në ka njeri që ka dëmtuar median në këtë vend me blerje spektakolare  është ky njeri. Është ky shpifësi i kasetave të gatshme,  të cilin ia imiton sot dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt në bashki, madje ky i fundit e ka perfeksionuar, ikën jashtë shtetit dhe lë kasetat e gatshme sikur është në Shqipëri.
Në ka vulgaritet të madh në këtë vend është Rilindja jote si një embleme vulgariteti në të gjithë historinë kombëtare.
Nuk gjen dot në historinë e kombit, injorantë, vrasës të palexuar, njerëz që nuk dinë ca është libri dhe kopertina, provicial të pandreqshëm dhe që i dhemb koka nga çdo shenjë qytetërimi me përjashtim të eurove që iu vjen era drogë, trafikantë, banditë, bori që të gajasin kur të thonë Skënderbe, njerëz që dalin nëpër televizione dhe bëjnë mirë për të treguar se janë pjesë integrale e këtij sekti vulgar, dhe kjo është Rilindja jote.
Të kërkosh në të gjithë historinë gjen mendjendritur, heronjtë, njerëz që dhanë jetën për kombin, për gjuhën, edhe tradhtarët kanë qenë të lexuar, por nëse ka një embleme vulgariteti kjo është Rilindja jote dhe ti këtë e di. Nuk e fsheh dot me baltosjen e medias. Edhe atë merakun që ke me historinë për atë do mbahesh mend.; krim drogë, shpopullim dhe vulgaritet.
Mjafton vetëm ti hedhësh një sy të shpejtë grupit tënd parlamentar qeverisë tënde dhe klounëve që i ke mbledhur ti në Parlament dhe asnjë term nuk artikulon dot njeriu përveçse injorancë dhe vulgaritet.

Një pjese e mesazhit të sotëm të kryeministrit kishte një fjali, interesante jo e jo, por ishte dhe një gënjeshtër e prodhuar nga Bild. Këtë pjesë do ta japim të plotë për të qenë korrekt, por po citojmë vetëm një fjali që do ta gjeni më poshtë: -“Nuk jam nga ai soji i politikanëve që gënjejnë për vota”. Po ti kthehesh përgjimeve të Bild kemi bashkëpunim të krimit të organizuar dhe bandave për të vjedhur vota, ndërkohë zotëria përbetohet, po me gënjeshtër se në fakt nuk është nga lloji i politikanëve që gënjejnë tani, ky ka 22 vjet që gënjen për vota. Por historia e tij si drejtues se politikan nuk është,  në mëson që ky dhe sekti që ky krijoi janë nga ai soji që bashkëpunoi me krimin e organizuar për të vjedhur vota.

Qytetarëve ju mbyllet dera nga kryebashkiaku i Gramshit.

Mbi 2500 familje  me paaftësi  të kufizuar dhe ndihmë ekonomike nuk nuk do të festojnë  vitin e Ri  sepse qeveria Rama nuk ka buxhet.

Sot para bashkisë Gramsh janë mbledhur me qindra qytetarë të cilët kërkonin shpjegim nga kryetari i bashkisë përse nuk u jepet ndihma ekonomike e muajit Dhjetor .Por kryetari i bashkisë ia ka përplasur deren në fytyrë duke i nxjerr me forcë nga bashkia.

Kjo është rilindja e Gramshit dhe shërbimi ndaj qytetarëve .

A dini ju z. kryetar se këta qytetarë nuk kanë lek te blejnë thesin e  miellit dhe jo më të blejnë gjelin e vitit të Ri ?

Jeni zotuar në fushat se do të jeni afër qytetarëve për çdo problem apo hall të tyre dhe po e mban premtimin .Edhe kur të vinë tek dera i përzë me policë nga bashkia .

Turp për ju dhe qeverinë tuaj.

Partia demokratike Gramsh.

Gramsh më 30/11/2019.

Modifikuar më Tuesday, 31 December 2019 10:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...