Një pjese e mesazhit të sotëm të kryeministrit kishte një fjali, interesante jo e jo, por ishte dhe një gënjeshtër e prodhuar nga Bild. Këtë pjesë do ta japim të plotë për të qenë korrekt, por po citojmë vetëm një fjali që do ta gjeni më poshtë: -“Nuk jam nga ai soji i politikanëve që gënjejnë për vota”. Po ti kthehesh përgjimeve të Bild kemi bashkëpunim të krimit të organizuar dhe bandave për të vjedhur vota, ndërkohë zotëria përbetohet, po me gënjeshtër se në fakt nuk është nga lloji i politikanëve që gënjejnë tani, ky ka 22 vjet që gënjen për vota. Por historia e tij si drejtues se politikan nuk është, në mëson që ky dhe sekti që ky krijoi janë nga ai soji që bashkëpunoi me krimin e organizuar për të vjedhur vota.
Kryeministri Edi Rama në videomesazhin e urimit për fundvit nuk i ka kursyer edhe disa fjalë për veten e tij.
“Unë nuk jam i rënë nga qielli. Nuk kam menduar se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta se jam me i gjatë se ju. Jam më i gabueshëm sesa ju, kjo edhe për shkak të detyrës, pasi më duhet të marrë më shumë vendime se ju, por asnjëherë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm.
Kush punon me mua e di se unë nuk këmbngul ndonjëhertë në një rrugë të gabuar. Nuk e kam të vështirë të kërkoj ndjesë. Mbase e kujtoni që kam kërkuar edhe ndjesë publike kur është dashur.
Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, ka edhe prtemtime që nuk i kam bërë dot, por nuk kam bërë premtime që nuk i mbaj dot. Kurrë! Nuk jam nga soji i politikanëve që gënjejnë për vota”, tha Rama.